Kylie Jenner u kritikua nga fansat, pasi postoi një seri fotografish të zjarrta për të festuar festën e Pashkëve.

Ylli i “Kardashians” postoi në Instagram foto e veshur me një fustan jeshil nga Jean Paul Gaultier, me dekolte dhe ishte i tejdukshëm.

“Gëzuar Pashkët”, ka shkruar 25-vjeçarja sipër fotove.

Ajo përdori një shportë të thurur të Pashkëve plot me vezë dhe luledielli si aksesor, duke bërë që disa nga 386 milionë ndjekësit e saj të vënë në dyshim qëllimin e fotove.

“Vërtet? Nuk mund të kaloni një ditë? Është Pashkë. Po për një foto të lezetshme familjare”, ka shkruar në prej fansave.

“A duhet të seksualizosh edhe Pashkët”, tha një tjetër, ndërsa një i tretë shtoi, “Po, tregoni trupin tuaj për të festuar ringjalljen e Jezusit”.

“Pse të gjitha fotot e Kardashians duken sikur po pozojnë seksualisht”, pyeti dikush tjetër. “A nuk mund të pozojnë normalisht në këtë pikë!! Ata janë më të rritur dhe të gjithë kanë fëmijë, pozat e tyre janë të bezdisshme!! Dukeni si nëna!!”, ka shkruar një tjetër prej tyre.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel