Gjykata kushtetuese zbardhi vendimin në të cilin më herët shpalli si antikushtetues aktin normativ të qeverisë për ngritjen e një bordi që do të monitoronte çmimin e ushqimeve dhe në të cilin konsiderohet se shteti shqiptar nuk ishte në kushtet e urgjencës mbas nisjes së luftës.
Gjykata kujton se këshilli i ministrave dhe kuvendi këmbëngulën në seancë se kontrolli i tregut u kërkua duke pasur parasysh efektet që do të sillte lufta Rusi – Ukrainë. Në rrezikun e rritjes së pakontrolluar të çmimeve , ky bord ka vepruar 94 herë . Por gjykata kushtetuese vlerëson se akti nuk u nxor në kushtet e urgjencës së dukshme, të cilën nëse do ishte e tillë duhet ta vlerësonte kuvendi. Më tej gjykata kushtetuese përmend se impakti nga lufta Rusi – Ukrainë solli masa edhe në shtete si Maqedonia e veriut, Çekia, Slokavia, Holanda e të tjerë, por me një ndryshim krahasuar me Shqipërinë
Shqipëria nuk analizoi konkretisht çfarë ndikimi solli lufta në tregun vendas dhe te konsumatori.
Madje në relacionin përkatës lufta në Ukrainë as që është përmendur si shkak urgjence thotë gjykata. pavarësisht thuhet më tej ‘se në komisionin e ekonomisë dhe financat janë parashtruar argumente, ato janë të pamjaftueshme për të kuptuar ndikimin e situatës në çmimet ushqimore para dhe pas fillimit të luftës”
Gjatë kësaj vendimmarrje gjyqtarët u përçanë në shumicë dhe pakicë, veçanërisht sa i takon vlerësimit të urgjencës.
Dy gjyqtarët në pakicë Holta Zacaj dhe Sandër Beci theksojnë se ky akt normativ mbi bordin duhet të kishte përcaktuar një afat kohor për efektet.
Top Channel