Vdes kitaristi historik i Abba-ve: Lamtumirë muzikantit të madh!

10/04/2023 15:45

Lasse Wellander, kitaristi historik i grupit të famshëm suedez Abba u shua në moshën 70-vjeçare, pas një beteje shumë të shkurtër me kancerin.

Ai e kishte zbuluar prej pak kohësh prekjen nga sëmundja e rëndë. Lajmin e dhanë vetë anëtarët e grupit legjendar muzikor. “Lamtumirë një artisti të madh, një bashkëshorti, babai, vëllai, xhaxhai e gjyshi të jashtëzakonshëm”, thuhej në mesazhin e tyre.

“Ti ishe një shtyllë e fortë në jetën tone, është e paimagjinueshme që tani duhet të jetojmë pa ty. Ne të duam dhe na mungon shumë”, theksohej më tej. Wellander e shoqëroi Björn Ulvaeus, Benny Andersson, Agnetha Fältskog dhe Anni-Frid Lyngstad në vitet ’70 dhe ’80, në kohën kur grupi preku majat e famës dhe të popullaritetit në mbarë botën. Ai megjithatë, ishte sërish i pranishëm edhe ne albumin e ribashkimit, “Voyage” që iu prezantua publikut në vititn 2021.

Me këtë album, grupi, emri i të cilit përbëhet nga gërmat e para të emrave të pjesëtareve të tij duke formuar akronomin ABBA, nuk kishte nxjerrë më ndonjë këngë të re që prej ndarjes në 1982-shit, një vit pas albumit të tyre të fundit “The Visitors”. Wellander, nga ana tjetër, kishte nxjerrë edhe disa albume solo në vitet ’80.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA