Të paktën pesë persona janë vrarë nga të shtënat në Lousville të Kentucky në SHBA.
Tetë persona të tjerë janë plagosur dhe janë dërguar në spitalet lokale, duke përfshirë një oficer policie.
Banorëve iu është kërkuar të qëndrojnë larg një pjese të East Main, sipas mediave të huaja.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë policinë e armatosur duke rrethuar një pronë në zonë.
Në një konferencë të shkurtër për shtyp, Policia e Louisville tha se kur forcat blu u përballën me të shtëna arme kur ndërhynë në vendngjarje.
Video from a witness shows a chaotic scene at Old National Bank in downtown Louisville.
“Active shooter at the bank” an officer screams as multiple gunshots are fired on the background.
The details emerging from this are very grim. pic.twitter.com/Ax3Gc5imNg
— Dalton Godbey (@DaltonTVNews) April 10, 2023
Raportohet se sulmuesi ka vdekur, ndërsa mbetet e paqartë se çfarë çoi në vdekjen e tij.
Agjentët e FBI-s i janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe po ndihmojnë policinë lokale, tha byroja në Twitter.
Guvernatori i Kentakit, Andy Beasher tha në Twitter se është nisur drejt vendit ku ndodhën të shtënat.
“Ju kërkoj për të gjithë familjet e prekura, dhe për qytetin e Lousville”, shtoi ai.
Top Channel