Goditet një rast i veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit në Sarandë.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, në kuadër të operacionit të koduar “Fati i lojërave”, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme, të cilat ishin vënë në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara. Si rezultat i kontrolleve është evidentuar dhe goditur 1 rast i kësaj veprimtarie, në lagjen nr.2, Sarandë.”
Në vijim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë një 39-vjeçar me inicialet E. R., sakaq nisi procedimi në gjendje të lirë i pronarit të lokalit ku ushtrohej veprimtaria e paligjshme, një shtetas me inicialet E. L., 33 vjeç.
Po ashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale celulari i 39-vjeçarit, përmes së cilit vendoseshin bastet.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel