Meteorologët thonë se pranvera e këtij viti ngjan me pranverat e viteve ’90, pasi njerëzit ende nuk i kanë hequr xhupat dhe në male bie borë.

Si parashikohet moti këtë javë, që përkon me Pashkët Ortodokse?

“Java ka nisur me vranësira dhe shira që do të jenë prezentë sot pasdite. Që nga e marta deri paraditen e së premtes pritet përmirësim i motit, ku do të ketë kthjellime dhe vranësira, po jo reshje. Pasditen e të premtes dhe fundjava do të jenë me shira, ku priten edhe rrebeshe. Temperaturat e ajrit do të jenë të larta nga e marta deri premten, deri 22 gradë. Fundjava sjell rënie të tyre”, shpjegon meteorologia Lajda Porja.

Java e fundit e prillit parashikohet e ngrohtë dhe pa reshje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA