Astrologia e njohur Meri Shehu, ka ndarë me publikun edhe datat më me fat të shenjave të horoskopit për muajin Prill.
E ftuar në “Wake Up”, ajo shprehet se data 11 dhe 20 janë datat më me fat që çdo shenjë duhet të shfrytëzojë.
“Është data 11 dhe 20. Nesër futet Afërdita në Binjak, ndryshon sensin e mënyrës se si sillet Afërdita, domethënë që gjen dy mundësi, dy rrugë për të përfituar. Me Afërditën favorizohen këto shenjat e ajrit, Ujori, Peshorja, Binjakët”, ka thënë Meri Shehu.
Ndërsa për shenjat që duhet të bëjnë më shumë kujdes në këtë muaj, Meri thotë se janë sërish Binjakët.
“Përsëri janë Binjakët në fund të vështirësive, sepse kanë disa problematika të mëdha që vijnë nga Plutoni edhe planetë të tjerë, por thjesht i përmirësohet pak ikona nga Afërdita në shenjën e tyre”, është shprehur astrologia.
Top Channel