Kush fiton Bashkinë e Tiranës/ Ja parashikimi që bën Meri Shehu

10/04/2023 11:33

Astrologia Meri Shehu, ka bërë dhe një koment në lidhje me zgjedhjet vendore që janë në 14 majit.

E ftuar në “Wake Up”, ajo shprehet se në Tiranë do të fitojë Erion Veliaj, ndërsa në Shkodër e marrin demokratët.

“Dihet, është i mbaruar ai muhabet. Erioni merr Tiranën, Shkodrën e marrin demokratët, siç e kanë marrë. Pastaj qytetet e tjera ndajini vetë, çfarë të them. Megjithëse se ai i demokratëve është Ujor dhe ky tjetri është Shigjetar, kanë shumë fat të dy, shumë mirë janë, por janë disa gjëra që ti e ke energjinë, por varet dhe nga rrethanat. Pse themi ne astrologët që vendi i lindjes, ora e lindjes. Për shembull, po të ishte në Japoni do fitonte Këlliçi, por këtu në Tiranë, fiton Erion Veliaj. Varet nga vendi i lindjes ose ku bëhen zgjedhjet”, u shpreh Meri Shehu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA