Deputeti dhe nënkryetari i grupit parlamentar të PS, Toni Gogu, u shpreh ditën e sotme në “Top Talk” se karshillëkun më të madh shqiptarëve po ia bën dyshja e korrupsionit “non-grata” dhe se Partia Socialiste ka zbatuar të gjitha kriteret e ndërtimit të figurave politike.

Ai tha se vetë kandidatët janë përgjegjës për atë që thonë para zgjedhësve dhe se kryeministri nuk ndërhyn pasi ka përgjegjësi më të mëdha me të cilat duhet të përballet, por në cilësinë e kryetarit të Partisë Socialiste, ai sigurohet që të zbatohen të gjitha pikat e statutit të PS-së.

Gogu: Mendoj se karshillikun më të madh votuesve shqiptar po ja bën dyshja e korrupsionit non-grata, kështu që nuk besoj që janë ata kryetar bashkish që janë dot në detyrë dhe po e ritheksoj që partia socialiste ka zbatuar të gjitha kriteret e ndërtimit të figurave. Kandidatët janë përgjegjës për atë se çfarë deklarojnë para PS-së dhe zgjedhësve. Përgjegjësia jonë morale është e tillë që ne po shkojmë para zgjedhjeve me një plan të matshëm dhe efektiv. Kryeministri po ushtron detyrën e tij duke u përleshur me betejat që ka ekonomia shqiptarë dhe është në një front tjetër beteje sepse ekonomia duhet të vazhdojë punën dhe rritjen. Kryetari i PS-së siguron që të zbatohen të gjitha urdhërimet e statutit të PS-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA