Një shqiptari, person i botës së krimit, i është dhënë anonimiteti pasi ka kërkuar azil në Mbretërinë e Bashkuar, për të mbrojtur sigurinë e tij. Një gjykatës e ndaloi The Sun të identifikonte personin, fajtor për krime të tmerrshme, përfshirë vrasjen.

Shtetasi i moshës së mesme mbërriti me varkë në Britani pasi kreu një dënim të përjetshëm për vrasje dhe vepra të tjera “shumë të rënda” në Shqipëri. Mirëpo, një gjykatës vendosi për mbajtjen të fshehtë të identitetit të tij për çështje sigurie – pasi ai pretendoi se ishte në rrezik nga mafiozët rivalë.

Deputeti konservator David Morris tha: “Është një vendim i fortë i gjykatës që tregon përbuzje për qytetarët britanikë. Pse të mbrohet ‘siguria’ e një krimineli karriere që është dënuar për vrasje, i cili nuk ka të drejtë të jetë këtu?”

Sipas Philip Davies, një tjetër deputeti konservatorë: “Publikimi i identitetit dhe krimeve të tij është qartësisht në interesin publik.”

Gjykatësi Nicholas Aldridge, 51 vjeç, gjatë një séance dëgjimore të Tribunalit, vendosi që asgjë nuk duhet të publikohet – përfshirë listën e krimeve të kriminelit shqiptar – sepse mund të identifikojë “drejtpërdrejt ose tërthorazi” personin.

Një zëdhënës i Zyrës së Brendshme tha: “Është një shembull tjetër tronditës se pse ne duhet të ndalojmë anijet.”

The Sun ka nisur një apel kundër vendimit të anonimitetit. Gjykatësi e refuzoi kërkesën e shqiptarit për lirim me kusht. Burri – i cili u shfaq përmes lidhjes video – mbetet në paraburgim në një qendër imigracioni.

Së shpejti pritet një vendim nëse ai do të dëbohet nga vendi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA