Një aksident i rëndë ka ndodhur në rreth orës 03:00 në aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnjë, ku një 50-vjeçar ka mbetur i vdekur.
Në afërsi të fshatit Zhamë, automjeti tipi “Karrotrec”, me drejtues 27-vjeçarin M. Ç, nga Levani, ka aksidentuar për vdekje 50-vjeçarin ende të pa identifikuar, i cili dyshohet të jetë endacak.
27-vjeçari M. Ç. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.
“Rreth orës 03:00, në aksin rrugor “Rrogozhinë-Lushnjë”, në afërsi të fshatit Zhamë, automjeti tip “Karrotrec”, me drejtues shtetasin M. Ç., 27 vjeç, banues në Levan, ka aksidentuar një shtetas rreth 50 vjeç, ende të paidentifikuar (dyshohet endacak), i cili ka ndërruar jetë.
Shtetasi M. Ç. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel