24/11 21:11
Giacomo Vrioni ka shënuar golin e parë sezonal në MLS.
Sulmuesi shqiptar e nisi nga stoli takimin New England Revolution-Montreal (4-0).
24-vjeçari u fut në fushë në minutën e 62’ dhe katër minuta përpara fundit realizoi një gol shumë të bukur, duke vulosur suksesin me “poker”.
Vrioni fitoi një duel ajror, u nis nga mesfusha, marshoi drejt portës kundërshtare dhe tundi rrjetën me një goditje të fortë dhe të saktë.
New England Revolution renditet aktualisht në vendin e dytë, me një pikë më pak se kryesuesit e Cincinnatit.
Sulmuesi ka nisur sezonin e dytë me skuadrën amerikane. Vrioni debutoi me kombëtaren kuqezi në tetorin e vitit 2018. Deri tani numëron 6 ndeshje me Shqipërinë./Super Sport
Top Channel