Sinqeriteti i Ancelottit: Nuk ishim të motivuar, ju shpjegoj pse

09/04/2023 10:41

Edhe pse kaloi dy herë në avantazh, Real Madrid doli pa pikë nga ndeshje shtëpiake ndaj Villarealit (2-3).

Barcelona mund ta dërgojë distancën me Realin ndjekës në 15 pikë nëse fiton të hënën ndaj Gironas.

Çështja titull është e mbyllur, kampionati do të festohet në “Camp Nou”, ndërkohë që Reali mbetet në garë për fitimin e Champions League dhe Kupës së Mbretit.

Vetë Carlo Ancelotti e pranon se djemtë e tij nuk ishin të motivuar në masën 100%, pasi të mërkurën zbarkon Chelsea në “Santiago Bernabeu”. Sfida e parë e raundit çerekfinal në Champions.

Ishte një ndeshje e vështirë, nuk e patëm të lehtë të rikuperonim topa, kjo për meritë të Villarealit. Krijuam rastet tona, arritëm të shkonim në 2-1, por nuk ia dolëm që të ulnim ritmin e ndeshjes më pas.

E vërteta është se e kemi pasur të vështirë të jemi 100% të motivuar, është krejt normale. A mendonim edhe për ndeshjen e Champions League? Sigurisht që po. Por duhet të luanim më mirë, edhe pse nuk ishim të motivuar maksimalisht.

Ne nuk ishim të organizuar, ndryshe nga Villareali. Ata e qarkulluan shumë mirë topin. Gjithsesi, të mërkurën do të jetë një tjetër histori”, u shpreh trajneri italian i kampionëve të Europës./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA