Diabeti është një prej sëmundjeve më të përhapura në vendin tonë. Autoritetet konfirmojnë se në vend janë të diagonstikuar rreth 75 mijë diabetikë, ndërkohë që çdo vit diagnostikohen afërsisht 4-5 mijë raste reja me diabet.
Rëndësia e ndërgjegjësimit për rëndësinë e sëmundjes është shumë e madhe, për vetë faktin se në fazën fillestare të para-diabetit njeriu mund t’i paraprijë shumë problemeve të tjera shëndetësore.
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për simptomat e diabetit që meshkujt nuk duhet t’i injorojnë.
Niveli i lartë i sheqerit në gjak nxit zhvillimin e infeksioneve dhe mykut.
Urinimi i shpeshtë është një tregues i diabetit.
Urinimi mund të ndodhë gjatë ditën dhe natës.
Një mashkull që vuan nga një problem i tillë duhet të bëjë analizat për prostatën dhe diabetin.
Niveli i lartë i sheqerit në gjak mund të shkaktojë lodhje, plogështi dhe shterim të energjive tek një burrë.
Lodhja vazhdon deri një vit pas diagnostikimit.
Nëse një anëtar i familjes së një burri vuan nga diabeti ose brezi i mëparshëm i familjarëve ka vuajtur nga kjo sëmundje, atëherë kontrolli mjekësor është i domosdoshëm.
Studimet kanë treguar se meshkujt e prekur nga diabeti shtojnë më pak peshë se gratë, por kjo nuk do të thotë që ata duhet të ulin vigjilencën.
Kur nivelet e sheqerit në gjak janë në nivele të larta ato mund të ndikojnë tek oreksi, metabolizmi dhe mbipesha.
Problemet me metabolizmin kanë lidhje të fortë me fazën e parë të diabetit.
Tek këto probleme përfshihet edhe tensioni i lartë i gjakut, një problem që ju vë në rrezik ndaj ishemisë dhe dhimbjes së kraharorit.
Njerëzit që përjetojnë dhimbje kraharori gjatë një aktiviteti të caktuar fizik duhet të kryejnë analizat e diabetit.
Faza e parë e diabetit shoqërohet me një mungesë simptomash, një situatë që mund të zgjasë për vite të tëra.
Mjekët shpjegojnë se problemet me nivelin e sheqerit në gjak mund të vazhdojnë për 6-7 vite përpara diagnostikimit.
Diabeti është një sëmundje që marshon dhe shkatërron ngadalë ndaj kini kujdes
Analizat e rregullta të gjakut ju ndihmojnë për kapjen në kohë të sëmundjes.
Top Channel