Banorët e fshatit Bërxullë protestuan sërish kundër rrugës Thumanë –Kashar këtë të diel.
“Jemi banorë, pronar autoktonë të këtyre pronave që këta duan të na vjedhin, të na rrëmbejnë, dhe me të ardhurat e pronave që kemi, tokat, ushqejmë familjen”- tha një prej protestuesve.
“Ne protestën e vazhdojmë sepse mbi këtë protest është vullneti i lirë i popullit për të mbrojtur pronën e vetë në maksimum”– vijoj një tjetër prej banorëve.
Ditën e sotme në protestë është shfaqur dhe kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha, por ai nuk është pranuar nga banorët të cilët kanë kërkuar për ta vijuar protestën të pa politizuar siç kanë bërë për 7 muaj.
“Politikës i kemi ndenjur larg sepse nuk na është afruar asnjë minutë (për të na ndihmuar). Por për të përfituar në kurrizin tonë, këtë nuk e pranojmë”- u shpreh një banor.
Banorët akuzojnë kompaninë Gener 2 se hyn në mënyrë të paligjshme në tokat bujqësore dhe një pjesë të banesave të tyre.
Top Channel