Katër persona humbën jetën pasi një ortek i mori përpara teksa ngjisnin malin 3600 metra në Alpet franceze.
Një person tjetër mbeti i plagosur, ndërsa ende nuk dihet se sa persona ka pasur në në grupin e tyre, për këtë arsye vijojnë nde kërkimet.
Sipas autoriteteve orteku ishte 500 metra i gjerë dhe zbriti shpatin e malit mbi 1600 metra rënie.
Viktimat ishin duke ecur në grupim dhe do të bënin ski nga mali që po ngjisnin.
Asnjë alarm orteku nuk ishte lëshuar nga Météo-France, duke treguar gjithashtu, por paraprakisht dyshohet se nxehtësia dhe era mund të kenë shkaktuar rënien e masivit të borës.
Përveç kërkimeve në zonë, ndihma kanë ardhur edhe nga ajri, aty ku helikopterët po monitorojnë situatën.
Autoritetet kanë paralajmëruar turistët që vizitojnë zonën të kenë kujdes për të shmangur incidentet.
Kjo nuk është hera e parë që ndodh një ngjarje e tillë, pasi në ato alpe ka pasur rënie të orteqeve, ku ka pasur viktima.
Top Channel