Pas disfatës së Real Madrid ndaj Villareal (2-3), Barcelona është shumë pranë titullit kampion në LaLiga.
Blaugranat i gëzohen një avantazhi me 12 pikë nga rivalët e tyre historikë dhe në rast të një triumfi në ndeshjes e së hënës ndaj Gironës, atëherë do të vendosnin një “dorë” tek trofeu.
Në konferencën për shtyp para sfidës me Gironën, trajneri Xavi Hernandez u shpreh se nuk duhet nënvlerësuar aspak titulli i LaLigas, pavarësisht vështirësive që hasi Barça në këtë sezon si eliminimi nga Champions dhe Europa duke qenë se në kampionat bën pjesë një skuadër si Real Madrid.
“Për ne është një kampionat i jashtëzakonshëm. Është kompeticioni më i drejtë sepse vlerëson punën e të gjithë sezonit. Kemi pesë Champions League në histori dhe sigurisht kërkohen të tjerë trofe europianë, por triumfi në kampionati të dhuron stabilitet. Duhet t’i japim vlerë asaj që po bëjmë sepse po fitojmë kundër një rivali shumë të fortë si Real Madrid. Duhet të kujtojmë se nga vijmë dhe sezonin që zhvilluam vitin e kaluar.
Përballë kemi një klub “zotëri” si Real Madrid që është kampioni në fuqi i LaLiga dhe Champions League. Kjo i jep suksesit përmasa edhe më të mëdha. Gjithesi, të qëndrojmë me “këmbë në tokë” sepse festën do ta bëjmë në momentin që titulli do të jetë i siguruar”, u shpreh Xavi.
Top Channel