Përshkallëzohen tensionet mes vendeve, Izraeli i kundërpërgjigjet me sulme Sirisë

09/04/2023 21:36

Izraeli ka sulmuar me raketa Sirinë këtë të dielë, në përgjigje të sulmeve që bënë ndaj njëri-tjetrit së fundmi.

Pas raketave që Siria hodhi në Rrafshnaltën e Golanit, izraelitët nuk kursyen përgjigjen e cila ndodhi në pot ë njëjtën mënyrë.

Sulmet hakmarrëse të Izraelit për raketat e hedhura nga Siria, përgjegjësinë për të cilat nuk e ka marrë ende askush, paraqesin episodin e fundit të përshkallëzimit të dhunës në rajon.

Ushtria e Izraelit raportoi se gjashtë raketa u lëshuan drejt Izraelit mbrëmjen e së shtunës, dy prej tyre goditën Rrafshnaltën e Golanit.

Rritja e dhunës vjen në kohën kur myslimanët janë në Muajin e shenjtë të Ramazanit dhe hebrenjtë e të krishterët festojnë Pashkët.

Më herët gjatë javës, policia izraelite pengoi lutjet në xhaminë Al-Aksa, vendin e tretë më të shenjtë të myslimanëve, duke i dhunuar.

Një ditë më vonë, 34 raketa u lëshuan nga territori i Libanit drejt Izraelit, për të cilat ky i fundit fajësoi grupet palestineze.

Të dyja palët kanë vijuar kundërpërgjigjen me raketa, ndërsa disa prej tyre janë kapur nga sistemi i mbrojtjeve raketore.

Në zonat e prekura raketat lanë pas kratere në rrugë dhe dëmtuan automjete e ndërtesa të shumta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA