Një 61 vjeçar i cili dyshohet se ka varësi nga lojërat e fatit, arriti të zhvaste 900 euro nga një shtetas, që mbas një njohjeje rastësore në lokal i premtoi se do ta pajiste me vize turistike britanike.
Prokuroria thotë ne shkresa se i dyshuari që u identifikua si Demir Shabani, e garantoi qytetarin Dylber Kurti, se do ta pajiste me vize brenda tre ditëve. Në bisedë e sipër ai kërkoi që i interesuari, ti dorëzonte veç të tjerash katër fotografi, dhe një garanci prej 500 eurosh.
Më tej i dyshuari kërkoi dhe 200 euro të tjera për të tërhequr pasaportën mbasi të përfundonte procedurën. Por kur qytetarit i duhej të udhëtonte drejt Italisë , ai ju lut ti kthente dokumentin ku dhe kuptoi se aty nuk kishte asnjë vizë.
Në kulmin e konflikteve midis të dyve i dyshuari ja mbajti peng pasaportën e qytetarit disa muaj.
Prokuroria thotë se i dyshuari si mashtrues e kërkoi sërish pasaportën për ta pajisur me vizën turistike. Por dyshues kallëzuesi rrëfehet se i kërkoi faturat e aplikimit dhe njëkohësisht edhe kthimin e parave.
Tregtia për vizën turistike për vizën drejt Mbretërisë së Bashkuar, u krye në një nga lokalet pranë konsullatës, për të cilën i dyshuari premtoi se ishte ai një nga përfaqësuesit.
Mbasi nuk iu është përgjigjur telefonatave, Shabani përfundoi në polici vetëm pasi i kishte pranuar qytetarit se ishte mashtrues. Në dosje përmendet se kur ju vendosën prangat, 61-vjeçari besohet se tha të vërtetën vetëm në çastin kur u shpreh se ka gruan sëmurë dhe është i vetmi që kujdesej për të.
Top Channel