Mbrojtja e gjuhës mëmë në komunikime dhe dokumente zyrtare nuk është një shqetësim vetëm i Shqipërisë.
Së fundmi, qeveria italiane ka hartuar një projektligj ku kërkon gjobitjen e zyrtarëve me 100 mijë euro nëse përdorin anglishten apo gjuhë të tjera gjatë punës në institucione publike. Shembulli i vendit tonë fqinj, për gjuhëtarin Gjovalin Shkurtaj është hapi i fundit që duhet ndjekur.
Përpara se të mendojmë për gjobën, duhet të mendojmë si ti ndihmojmë që të mos gjobiten. Duhet punuar më shumë me rregullat
Një rast të ngjashëm me propozimin e qeverisë italiane për mbrojtjen e gjuhës mëmë, profesor Gjovalin Shkurtaj përmend atë të themeluesit të shtetit shqiptarë, ku serioziteti ishte i dukshëm por gjithashtu jepej edhe mundësia për përmirësim.
Ismail Qemali me krijimin e shtetit shqiptarë, nxori një lajmërim në gazetën e kohës për administratën që ata që nuk e kishin të përvetësuar gjuhën shqipe mund të shkonin të mësonin më shumë e të riktheheshi
Megjithatë, revolta e gjuhëtarëve është e dukshme për mungesën e vëmendjes që funksionarët tregojnë ndaj drejtshkrimit saktë të gjuhës shqipe, e jo vetëm.
Teksa jep një këshillë për administratën shtetërore, profesori Shkurtaj sjell edhe modelin e Francës për rrezikun e përdorimit të fjalëve të huaja dhe pranimit të disa prej tyre në fjalor.
Top Channel