Formacionet zyrtare, Liverpool-Arsenal/ Arteta dhe Klopp përzgjedhin 11-teshen titullare

09/04/2023 16:57

Arsenal luan një ndeshje që mund të rezultojë vendimtare për topçinjtë në rrugën e titullit teksa sfidojnë Liverpoolin në transfertë.

Trajneri Mikel Arteta i beson formacionit të zakonshëm teksa në sulm rreshtohet treshja Saka, Martinelli dhe Jesus. Sigurisht, nuk mungon në 11-tëshen titullare Granit Xhaka që luan në mesfushë përkrah Partey dhe kapitenit Odegaard ndërsa në qendër të mbrojtjes rreshtohen Holding e Gabriel.

Ndërkohë, në kampin kundërshtar, trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp përzgjedh po ashtu një treshe në sulm me Diogo Jota, Gakpo dhe Salah që do të tentojnë t’i prishin punë Arsenalit.

Në mesfushë është titullar kapiteni Jordan Henderson, së bashku me Jones e Fabinho teksa qendra e mbrojtjes formohet nga dyshja Konate-Van Dijk.

Kujtojmë se sfidën kryesore të Premier League mund ta ndiqni në platformën DigitAlb përmes SuperSport 2 duke nisur nga ora 17:30.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA