Almeria arriti një fitore të madhe në shtëpi me rezultatin 2-1 përballë Valencias. Skuadra e trajnerit Rubi vuajti deri në fund, por arriti një triumf shumë të rëndësishëm në luftën për mbijetesë.
Valencia e nisi më mirë takimin, megjithatë nuk krijoi asnjë rast të pastër shënimi. Ndërsa të zotët e shtëpisë u shfaqën të rrezikshëm në portën kundërshtare pas gjysmë ore lojë.
Megjithatë, asgjë nuk ndryshoi në rezultat në pjesën e parë, ndërsa fraksioni i dytë prodhoi tre gola.
Almeria kaloi e parë në avantazh në minutën e 49-të me Gonzalo Meleron. Ky i fundit finalizoi një aksion fantastik.
Goli i dha më tepër besim vendasve që shënuan të dytin me serbin Babic. 26 vjeçari shënoi me kokë pas një harkim të saktë nga Robertone.
Valencia reagoi menjëherë pas tre minutash. Samu Castijello rihapi ndeshjen me një goditje të saktë nga brenda zonës, megjithatë në fund ky gol vlejti vetëm për statistikë, pasi Almeria ja doli mbanë të merrte tre pikë të artë në luftën për mbijetesë.
Pas kësaj fitoreje, Almeria ngjitet në vendin e 16-të me 30 pikë, ndërsa Valencia zbret në zonën e ftohtë të renditjes në vendin e 18-të me 27 pikë po aq sa Espanyol.
Top Channel