Liverpool-Arsenal është ndeshja më e fortë dhe më e bukur e javës së 30-të në Premier League.
Gunners kryesojnë kampionatin dhe po marshojnë drejt titullit kampion, që mungon prej vitit 2004. Arsenali luan sot në një transfertë të vështirë. Suksesi i fundit në “Anfield” është regjistruar 11 vite më parë.
Pesë pikë është diferenca mes Arsenalit dhe Manchester City ndjekës. Skuadra e Mikel Artetës vjen në sfidën ndaj The Reds pas shtatë fitoreve radhazi në kampionat.
Probleme pafund dhe oshilacione në rezultate në krahun tjetër. Liverpooli po vuan dhe renditet në vendin e tetë me 43 pikë, shumë larg zonës Champions.
Gjithsesi, djemtë e Jurgen Klopp e treguan edhe ndaj Manchester United (7-0) se “ringjallen” në ndeshje të mëdha. Por, përballë Arsenalit të këtij sezoni, që luan bukur, argëton tifozët dhe dominon kundërshtarët, do të jetë një mision aspak i thjeshtë.
Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson; Henderson, Fabinho, Milner; Salah, Diogo Jota, Gakpo.
Arsenal (4-2-3-1): Ramsdale; White, Gabriel M., Holding, Zinchenko; Partey, Xhaka; Trossard, Odegaard, Martinelli; Gabriel Jesus.
Top Channel