23/12 16:35
Një rast i paprecedentë u regjistrua në Argjentinë.
Tigre, skuadër ku luan Mateo Retegui, sulmuesi i ri i kombëtares italiane, u përball me Sao Paulo.
Dueli i fazës së grupeve në Kupës Sudamericana, përfundoi me triumfin 0-2 të skuadrës braziliane.
Rivaliteti mes tifozëve argjentinas dhe atyre brazilianë dihet. Përpara fillimit të sfidës, ultras të Tigre nisën të sulmonin me gurë autobusin e… skuadrës së tyre të zemrës.
Turma e zemëruar kujtonte se bëhej fjalë për mjetin e Sao Paulo, por jo. Në shënjestrën e tyre përfunduan gabimisht lojtarët dhe stafi teknik i Tigre.
Top Channel