Kylian Mbappe mund të largohet nga PSG në fundin e sezonit.
Sulmuesi francez reagoi ashpër pas përfshirjes së tij në videon reklamuese të fushatës së abonimeve për sezonin 2023/2024.
“Nuk kam qenë i informuar për përmbajtjen e videos. Nuk jam aspak dakord, sepse për këtë arsye unë kam luftuar për të drejtat e imazhit. PSG është një klub i madh, por nuk bëhet fjalë për Kylian Saint-Germain”, u shpreh 24-vjeçari.
Në rast largimi të yllit të sulmit, drejtuesit e PSG-së do të hidheshin në sulm për të siguruar një ndër talentet më të mëdhenj të futbollit anglez: Jude Bellingham.
Edhe pse vetëm 19 vjeç, mesfushori po luan sezonin e tretë me Borussia Dortmund dhe është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm në kombëtaren angleze.
Real Madrid kërkon shërbimet e tij, njësoj si të gjithë klubet e mëdha të Premier League. Në garë për Bellingham pritet të futet edhe PSG. Presidenti Al-Khelaifi e cilëson si përforcimin e duhur për skuadrën nëse Mbappe zgjedh të nisë një aventurë të re.
Nga ana tjetër, Borussia Dortmund shpreson ta ketë të paktën edhe për një sezon. Drejtuesit gjermanë janë gati t’i shtojnë pagën sezonale në masën 150% për ta bindur të rinovojë dhe të mos largohet nga “Signal Iduna Park”.
Top Channel