A kishte ndryshuar Dori pas daljes nga BBVIP? Ja si përgjigjet Olta

08/04/2023 09:12

E ftuar në emisionin “Më lër të flas” në Top Channel, ka qenë Olta Gixhari, ku nuk ka shpëtuar as nga pyetjet ngacmuese të Donald dhe Romeo Veshaj.

E pyetur se a kishte ndryshuar Dori, pas daljes së saj nga Big Brother, Olta shprehet se e kishte marrë malli shumë dhe se u rikuperuan shumë shpejt familjarisht.

Romeo Veshaj: Me burrin u çmalle, a kishte ndryshuar ai?

Olta Gixhari: Në ç’kuptim kishte ndryshuar?

Donald Veshaj: A e kishte marrë malli atë?

Olta Gixhari: Po më kishte marrë malli.

Romeo Veshaj: A kishte ndryshuar, a ishte ashtu siç t’i e kishe menduar?

Donald Veshaj: A ishte rezistent moj vajzë?

Olta Gixhari: Në ç’kuptim?

Donald Veshaj: Në kuptimin mendor.

Olta Gixhari: Po, nga mendorja ishte shumë mirë.

Romeo Veshaj: A e gjete ashtu siç e kishe lënë, apo më mirë?

Olta Gixhari: U rikuperuam shumë shpejt familjarisht.

Romeo Veshaj: Ta mendosh, 100 ditë pa pasur afër familjarët, njerëzit e zemrës është shumë e vështirë.

Olta Gixhari: Asnjë lajm nga ata, asnjë kontakt. Unë kur dola pashë gjithë ato teori konspirative.

Donald Veshaj: Ti ke fol me Dorin në dhomën e rrëfimit.

Olta Gixhari: Kisha folur shumë herë, o Zoti i madh, si ka mundësi?

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA