Zbuloni pesë shtëpitë më të vetmuara, në vende të pazakonta në të gjithë botën

07/04/2023 09:54

Shumica prej nesh ndonjëherë kemi nevojë për pak paqe dhe qetësi dhe këtë gjë na i ofron më së miri një shtëpi që është larg zhurmës dhe njerëzve.

Ekzistojnë disa shtëpi në mbarë botën të cilat e ofrojnë këtë paqe e qetësi që njerëzit e duan.

Një shtëpi në Skoci, Itali, Nju Jork dhe Islandë kanë një gjë të përbashkët, janë larg syrit të njeriut dhe komplet të izoluara.

Shtëpia në ishullin ishullin Elliðaey

Një këtë foto shihet një shtëpi e vogël e bardhë në ishullin Elliðaey, një ngastër toke e largët në jug të Islandës.

Sipas një thashetheme, shtëpia u ndërtua nga një miliarder i cili planifikoi të transferohej në ishullin e largët në rast të një apokalipsi zombie. Njerëz të tjerë thonë se një vetmitar fetar kishte planifikuar të jetonte atje.

Një tjetër teori popullore e cila më vonë u hodh poshtë, ishte se qeveria islandeze ia kishte dhuruar ishullin këngëtares Bjork.

Elliðaey, pjesë e arkipelagut Vestmannaeyjar, tani është plotësisht e shkretë, por ishte e banuar rreth 300 vjet më parë.

Pesë familje që jetonin atje mbështeteshin në peshkimin dhe rritjen e bagëtive. Banorët e fundit që u larguan nga ishulli kanë qenë në vitin 1930 dhe që atëherë ka qenë i shkretë.

Glencoe, Skoci

Malësitë Skoceze janë një destinacion i njohur për peizazhet e tij të paprekura që të lënë pa frymë.. Me milje e milje kodrash, çdo vizitor me siguri do të mahnitet nga bukuria sublime e këtij vendi.

Ka më shumë se disa prona të izoluara në të gjithë malësitë skoceze, por asnjëra nuk duket më e veçantë se kjo shtëpi e vogël e bardhë në Glencoe.

E vendosur në cepin e luginës, kjo fotografi tregon shtëpinë e rrethuar nga male të mëdha në secilën anë. Lugina e madhe ka një numër strukturash të shpërndara kudo.

Shtëpiza ishull, Nju Jork

Just Room Enough Island është një shtëpizë e vogël që jep hapësirë të mjaftueshme për të jetuar, pa i lagur këmbët nga uji përreth.

E vendosur në ishullin Hub në Nju Jork, kjo pronë ndodhet në atë që njihet si ishulli më i vogël i banuar.

Ndodhet brenda zinxhirit Thousands Islands në Nju Jork dhe toka thuhet se është blerë nga një familje e pasur në vitet 1950, e cila dëshironte të ndërtonte një shtëpi pushimi.

Dhe ata me siguri plotësuan dëshirën e tyre, duke ndërtuar një shtëpi të adhurueshme në një pjesë të vogël të tokës të rrethuar nga uji.

Ria d’Etel, Francë

Ky imazh mund të duket më shumë si një pikturë me bojëra uji, por ky është ishulli spektakolar Nichtarguer, ku një shtëpi e vogël me grila simpatike blu qëndron e braktisur.

Ju do të gjeni shtatë qytete përgjatë brigjeve të Ria d’Etel në Brittany, Francë. Megjithatë, pavarësisht nga energjia elektrike, uji i rrjedhshëm dhe pajisjet e tjera moderne, xhevahiri i kurorës së zonës është ishulli Nichtarguer.

Shtëpia e bardhë qëndron me krenari në masën e vogël rrethore të tokës, të rrethuar nga bruz kristal dhe ujëra të gjelbër.

Shtëpiaa në San Colombano, Itali

Kjo pronë tepër e largët është e vendosur thellë në Luginën Leno të provincës Trento në veriun e largët të Italisë, pranë liqenit Lago di San Colombano.

Këtu privatësia dhe izolimi është në nivelin maksimal, një shtëpi e projektuar për të strehuar dikë që kërkon të arratiset dhe që dëshiron vetminë.

Ndërtesa është pjesërisht një shpellë natyrore dhe pjesërisht e gërmuar në faqen e shkëmbit, pasi varet 400 këmbë mbi tokë.

Struktura e jashtëzakonshme ka ekzistuar që nga shekulli i 8-të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA