Klorofili mbledh dritën e diellit për ta kthyer në energji për bimët çka u jep atyre atë ngjyrën e bukur të gjelbër.

Rrjedhimisht, mund të gjeni sasi të mëdha klorofili tek barishtet, siç janë spinaqi apo barishtet e tjera dhe në sasi më të moderuara tek frutat siç janë mollët, kivit dhe dardhat.

Burimet natyrale të Klorofilit

Klorofili gjendet natyralisht tek perimet dhe disa fruta siç janë, spinaqi, bizelet, rukola, lakra, majdanozi, kivi, molla, dardha etj. Por për ata që duan sasi të përqendruara të klorofilit, mund të gjeni edhe klorofil të lëngshëm në pilula apo shishe të përftuar në mënyrë natyrale në pikat e produkteve organike ose në farmaci. Të dhënat shkencore kanë faktuar vlerat e klorofili në formën e tij të lëngshme si suplement, e megjithatë ju duhet të flisni me një mjek përpara se ta konsumoni atë.

Largoni toksinat me klorofilin e lëngshëm

Klorofili i lëngshëm ka aftësinë të largojë nga trupi toksinat dhe metalet e rënda si mërkuri. Ai ndihmon organizmin të shkatërrojë dhe largojë bakteret dhe parandalon rritjen e baktereve të reja. Për më tepër, klorofili i lëngshëm është një burim i mirë dhe efektiv i magnezit dhe mund t’i ofrojë trupit alkalinë. Ai shërben edhe si antioksidant duke i bërë shumë mirë trupit.

Largo erën e keqe me klorofil

Vuani nga probleme me tretjen, erën e keqe të gojës? Klorofili tipik është përdorur për shumë vite në studime klinike për të hequr erën e keqe. Klorofili i lëngshëm funksionon si “deodorant” i brendshëm për trupin dhe ndihmon një tretje të mirë. Mjekët shpesh rekomandojnë klorofilin si suplement për të trajtuar erën e keqe të gojës.

A ndihmon klorofili i lëngshëm për rënien në peshë?

Studimet fillestare mbi këtë temë janë premtuese. Një studim i publikuar në revistën Appetite në vitin 2014 zbuloi që shtimi i klorofilit nga cipat e bimëve në ushqim ndihmon në arritjen e rezultateve fantastike për humbjen në peshë në vetëm 12 javë. Të dhënat treguan se sa më shumë zgjaste studimi aq më shumë pjesëmarrësit binin në peshë. Studiuesit e Universitetit të Lundit zbuluan që klorofili ulte dëshirën për ushqim të shpejtë dhe nivelet e kolesterolit të keq.

Një studim më i hershëm nga i njëjti ekip i publikuar në vitin 2013 tregoi që klorofili luante një rol në favor të ngopjes. Shkencëtarët studiuan efektet e klorofilit në një dietë të pasur me karbohidrate tek 20 femra mbipeshë. Ata zbuluan që klorofili mbante nën fre urinë dhe motivonte lëshimin e një hormoni të njohur si CCK që ndihmon në metabolizmin e yndyrnave dhe proteinave në dietë.

Klorofili i lëngshëm dhe radikalet e lira

Studimet kanë treguar që klorofili ndihmon në shmangien e dëmeve oksiduese nga kimikatet që shkaktojnë qeliza të dëmshme dhe radioaktivitet. Të dhënat shkencore tregojnë që klorofili i lëngshëm përthith qelizat e e dëmshme që prodhohen nga ekspozimi ditor i tymit të duhanit, ajrit të ndotur të qyteteve dhe aflatoksinës që prodhohet nga myku në ushqime.

Rreziqet e klorofilit të lëngshëm

Nuk ka të dhëna të konfirmojnë nëse klorofili natyral është helmues apo shkakton toksina. E megjithatë konsultohuni me mjekun tuaj përpara se të merrni këtë suplement, sidomos nëse jeni duke marrë medikamente të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA