Modelja erotike josh mijëra ndjekës me hiret e saj dhe me ‘teori konspiracioni’ (fotot)

07/04/2023 21:49

Modelja e rrjeteve erotike Denisse Yanine duket se përdor numrin e madh të ndjekësve të saj të joshur nga format trupore, për të promovuar teoritë e konspiracioni me transmetimet e saj që i quan me ironi “teoritë e luleshtrydheve”.

Denisse , e cila ka më shumë se 108k ndjekës në rrjetin Instagram, shfaqet gjithashtu në rrjetet erotike me pagesë ku bashkë me të motrën diskuton teoritë e çuditshme dhe tenton të hedhë poshtë të tjera që nuk i aprovon.

Në rrjetin Spotify ajo  e përshkruan veten si teoriciene ose “shtrigë”, pasi është  “me probleme mendore”.

Vajza shkruan: “Ne dy motrat jemi me probleme, por jemi shtriga të mira e të bukura”.

“Na pëlqejnë konspiracionet dhe magjia, e gjithashtu tema të tjera si biseda interesante, thashetheme dhe seksi”.

Në episodin e saj të fundit të komenteve, Denisse flet për familjen mbretërore britanike duke komentuar se është “një familje mbretërore me tre të zhdukur”, por qartëson se “nuk e kam fjalën për princeshën Diana”.

Në një tjetër episod ajo fokusohet në skandalin e Pizzagate në SHBA – që sipas teorive prej vitit 2016 rrjeti i dyqanëeve ‘Comet Ping Pong’ është i lidhur me një rrjet të trafikimit të fëmijëve për pedofilë të famshëm.

Megjithse teoria është hedhur poshtë publikisht, dyshja e motrave pretendojnë se është e vërtetë dhe se abuzimi vijon.

Ato shpjegojnë: “Në këtë episod do t’ju bëjmë një përmbledhje të shkurtër të argumenteve të parefuzueshme për Pizzagate, duke treguar që konspiracioni është diçka e vërtetë.”

Ajo tha për rrjetin meksikan Diario De Queretaro për karrierën e saj erotike: “Ishte një vendim i fortë sepse po të kisha qenë më e re nuk do ta kisha bërë. Unë publikoj përditë foto dhe shumica e tyre janë nga dhoma ime”, ndërsa shtonte se një pjesë të fitimeve i bën donacion për qendrën veterinere të kafshëve në zonën e saj.

FOTO GALERI
4/5
Ajo tha për rrjetin meksikan Diario De Queretaro për karrierën e saj erotike: “Ishte një vendim i fortë sepse po të kisha qenë më e re nuk do ta kisha bërë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA