Tërmeti në Durrës, Bylykbashi nga 104 pallate të dëmtuara u ndërtuan vetëm 8

06/04/2023 22:55

Teksa në studion e” Top Storyt”, po diskutohet sondazhi i Top Channel në bashkëpunim me “Angi Richerce” për çështjet që durrsakët nuk e konsiderojnë urgjente dhe kërkojnë vëmendjen e duhur të pushtetit vendor në trajtimin e tyre me prioritet, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka sjell në vëmendje tërmetin tragjik të 26 nëntorit 2019.

Sipas Bylykbashit, është për të ardhur keq që nga 104 pallate të dëmtuara, në 3 vite e gjysmë janë ndërtuar vetëm 8.

“Janë sklerotizuar arterjet e qytetit të Durrësit. Durrësi ato rrugë ka, dhe gjithcka është përkeqësuar. Marrim tërmetin, vetëm 8 ndërtesa kanë përfunduar. Porti thoni ju. Njerëzit protestojnë para bashkisë, po na heqin nga shtëpitë që kemi blerë dhe po na cojnë në Kënetë.

Po përsëritet koha e komunizmit që familja ime e di seç ka heq. Njerëzit i larguan dhe i degdisën në Kënetë”– tha ai.

Top Channel