Njihni historinë e 39-vjeçares që shpenzon 17,000 £ për 4 lepujt e saj gjigantë

06/04/2023 14:04

Një pronare e përkushtuar kafshësh shpenzon 17,000 paund në vit, duke u kujdesur për katër lepujt e saj gjigantë.

Gemma Mead, 39, thotë se kujdesi për lepujt e saj është i ndërlikuar, pasi ata mund të kalojnë lehtësisht mbi një gardh 6 metra.

Lepuri i saj më i madh, Chelsea, nëntë vjeç, peshon 4 kg. Më pas është Garfieldi katërvjeçar, i cili është 6 kg, dhe lepujt dyvjeçarë Emma dhe Kapiten Hook, të cilët të dy peshojnë pak më pak se 10 kg secili.

Përveçse hanë shumë, lepujt kanë nevojë për shumë hapësirë për të luajtur.

Garfield dhe Chelsea lëvizin të lirë në shtëpinë e Gemma-s, ndërsa Emma dhe Captain Hook kanë një vendbanimi të rrethuar në oborrin e saj.

Madhësia e tyre tërheq vëmendjen e të gjithëve. Gemma thotë se kur i çon ata tek veterineri ka shumë njerëz që ndalojnë dhe duan të luajnë me lepujt.

Gemma, nga Hampshire, tha: Njerëzit janë të mahnitur nga madhësia e tyre. Nëse shkoj tek veterineri me ta, largohem 30 minuta më herët, pasi më ndalojnë vazhdimisht kalimtarët.

Chelsea dhe Garfield ishin lepujt e parë të Gemma. Zakonisht duhen rreth një muaj për të lidhur plotësisht lepujt, por Chelsea dhe Garfield u lidhën menjëherë dhe tani janë shpirtra binjakë”, tha ajo. “Garfield vrapon përreth duke kërkuar për Chelsean nëse nuk e shikon aty pranë. Vajza ime punon për një qendër shpëtimi kafshësh dhe më telefonoi duke më thënë se ishte një lepur tjetër femër gjigante Ema e pastrehë, që do të dorëzohej.

Shkova dhe e mora dhe brenda një dite u bë shumë e qartë se ajo ishte tashmë e rehatuar në shtëpinë e saj të re përgjithmonë. Meqenëse lepujt nuk janë kafshë të vetmuara, vendosa të përpiqem të gjej një burrë për Emën në internet në një moshë të ngjashme. Gjeta Captain Hook dhe më erdhi në shtëpi pas 3 javësh. Tani dy lepujt janë shumë të dashuruar.

Gemma thotë se luan me lepujt e saj si të ishin qen, sepse ata e duan ndërveprimin njerëzor.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA