Durrësin do e fitonte PS/ Sondazhi për zgjedhjet e 14 majit, Sako ka 6.4% më shumë se rivali Cara

06/04/2023 23:04

Sondazhi i dytë i Top Channel në bashkëpunim me “Angi Richerce” prezantoi këtë të enjte ne emisionin Top Story, sondazhin e parë parazgjedhor për Durrësin.

Të intervistuarit janë përgjigjur pyetjeve nëse do të votojnë në 14 maj, si dhe pyetjeve për ekonominë dhe politikat qeverisëse ne nivel lokal dhe qendror sa kane ndihmuar ne përmirësimin e jetës se tyre dhe cilat janë gjerat qe duhen bere me mire ne qytetin bregdetar. Intervistat janë kryera për periudhën 20 mars -2 prill japin përgjigje dhe për kandidatet ne 14 maj për bashkinë Durrës dhe fituesin.

Por le të nisim me radhë gati 58 përqind e të pyeturve mendojnë se në Shqipëri jetohet keq ose shumë keq, vetëm 40,2 përqind thonë se jetohet mirë. Ndërsa ata që e shikojnë situatën si shumë të mirë janë 2,1 përqind.

Qytetarët e Durrësit mendojnë se problemi më serioz në Shqipëri është emigracioni, papunësia, kriza ekonomike dhe varfëria, ndërsa për qeverisjen e keqe votojnë vetëm 7 përqind  Të pyetur nëse vendi po shkon në drejtimin e duhur, dy anët e kundërta të mendimeve janë pothuajse njësoj.

Votuesit në Durrës vlerësojnë si arritje kryesore te qeverisë aktuale, ndërtimin e rrugëve, integrimin dhe përmirësimin e qyteteve dhe zonave urbane. Por të pyetur se si e mendojnë në të ardhmen situatën ekonomike në shqipëri, shumica prej 63,8 përqind thonë që do mbetet e njëjta dhe vetëm 20 përqind presin përmirësim. Në bashkinë e Durrësit politikanët më të vlerësuar janë kryeministri Rama dhe pas tij kryebashkiakia Sako.

Ndërsa rivali i saj Igli Cara është 10 pikë më poshtë.  Por të pyetur se si ka qenë gjendja e familjes së tyre nga viti 2013 e deri më tani nën qeverisjen e Ramës, 73,9 përqind nuk shikojnë asnjë ndryshim. Megjithatë me shume se gjysma e votuesve thonë se kane besim shume ose mjaftueshëm tek Rama si kryeministër.

Pyetjes konkrete se si kane lëvizur gjërat për Durrësit, një shumicë prej 44 përqind mendojnë se po ecën ne drejtimin e duhur. Por në katër vitet e kaluara 55,9 përqind e durraskëve thotë se cilësia e jetës në Durrës ka mbetur e njëjtë dhe ndër problemet kryesorë në qytet ata shikojnë rrugët, trotuaret ndriçimin menaxhimin e mbetjeve, ujësjellesin dhe me pak kriminaliteti apo mungesa e fundit. Si problemin më pak shqetësues shikojnë kohën e lirë dhe kulturën.

Pikërisht këto shqetësime sipas tyre janë edhe detyrat parësore që duhet të bëjë bashkia e qytetit bregdetar. Por të pyetur se sa ka bërë në këtë drejtim kryebashkiakja aktuale, shumica vlerësojnë punën për infrastrukturën dhe turizmin.  Sipas sondazhit 52,1 përqind e qytetarëve të Durrësit janë të kënaqur me kryebashkiaken aktuale dhe po kaq është edhe numri i atyre qe kane besim tek zonja Sako.

Gati gjysma e durrsakëve thonë se do të dalin në zgjedhjet e 14 majit dhe 89,4 përqind e tyre e njohin kandidatin demokrat Igli Cara por vetëm 42,9 përqind kanë besim tek ai. Në sondazh janë edhe vlerësimet e qytetarëve  për karakteristikat e dy rivaleve kryesore ne Durres, Emiriana Sako dhe Igli Cara. Ndërkohë pyetjes kryesore se kë do votonit ne zgjedhjet e 14 Majit, 48,7 përqind shprehen pro kandidates socialiste Emiriana Sako dhe 42,3 perqind per Igli Carën.

Dhe ne fond sondazhi ka edhe një pyetje së cilën force politike do te votonin nëse do ishin zgjedhjet e përgjithshme dhe ne Durrës socialistet kane 50,2 përqind te votave. Aleanca Berisha Meta dhe aleatet e tyre kane 41,8 përqind PD e Alibeajt 4,2 përqind.

FOTO GALERI
1/30

Top Channel