Presidenti francez Emmanuel Macron, gjatë një vizite zyrtare tre ditore në Pekin, ka paralajmëruar Perëndimin që të mos bllokohet në një “spiralen e pashmangshme të tensioneve në rritje” me Kinën.
Ai tha se Evropa duhet t’i rezistojë problemeve të marrëdhënieve diplomatike dhe tregtare me Pekinin, ndërsa paralajmëroi se nuk ishte në interesin e Kinës të furnizonte me armë rusët për luftën në Ukrainë.
Një këshilltar i udhëheqësit francez shtoi se afërsia e Kinës me Rusinë e bën atë të vetmin vend që mund të ketë një “efekt ndryshimi të lojës në konflikt”.
Macron gjatë konferencës për shtyp përpara gazetarëve në ambasadën franceze vuri theksin tek marrëdhëniet e Kinës me Perëndimin në të ardhmen.
“Ne dëgjojmë zëra gjithnjë e më të lartë që shprehin një shqetësim të fortë për të ardhmen e marrëdhënieve midis Perëndimit dhe Kinës që në njëfarë forme çojnë në përfundimin se ekziston një spirale e pashmangshme e tensioneve në rritje”.
Ai shtoi se mbajtja e dialogut me Kinën ishte thelbësore duke pasur parasysh marrëdhëniet e saj të ngushta me Rusinë.
Top Channel