Një ngjarje e rëndë ndodhi në Brazil, ku një 25 vjeçar sulmoi në një çerdhe me sëpatë dhe vrau katër fëmijë ndërsa plagosi katër të tjerë, në qytetin Blumenau në Brazilin jugor, thonë zyrtarët lokalë.
Fëmijët besohet se janë të moshës nga pesë deri në shtatë vjeç. Të paktën katër të tjerë të moshës tre deri në pesë vjeç janë plagosur dhe janë dërguar në spital.
25 vjeçari është është arrestuar. Ai iu dorëzua autoriteteve pas mizorisë dhe nuk dukej se kishte asnjë lidhje me çerdhen.
Shefi lokal i sigurisë, Marcio Alberto Filippi, tha se sulmuesi u ngjit në një mur për të hyrë në infermierinë private, të quajtur Cantinho do Bom Pastor.
Presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, e quajti sulmin një “akt të papranueshëm, absurd urrejtjeje dhe frikacake” kundër “fëmijëve të pafajshëm dhe të pambrojtur” në një postim në Twitter.
Guvernatori i Santa Catarina-s, Jorginho Mello, konfirmoi vrasjet në qytet në llogarinë e tij në Twitter, duke thënë: “Zoti ngushëlloftë zemrat e të gjitha familjeve në këtë moment dhimbjeje të thellë”.
Top Channel