Studiuesi i Politikës Amerikane Ernest Nasto në një lidhje live për “Top Talk” komentoi situatën e pazakontë në politikën e SHBA-së, aty ku ish-presidenti Donald Trump po përballet me disa akuza penale.
Por a do të ndikojë kjo situatë në kandidimin e ish-liderit amerikan në zgjedhjet presidenciale në vitin 2024?
Sipas tij kjo ngjarje nuk e pengon Trumpin të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme, madje ai mund të shpallet gjatë kohës që është i burgosur.
“Ajo që është interesante për kërkesat që parashikon kushtetuta amerikane për tu zgjedhur president është se asnjë nga këto nuk ndikon në aftësitë e personit për të kandiduar ose zgjedhur për president. Nuk mundet edhe duke qenë i dënuar ai të pengohet të konkurrojë. Teorikisht ai mund të dënohet, mund të shkojë në burg dhe ta drejtojë fushatën nga burgu e të zgjidhet president duke qenë i burgosur. Nuk ka asnjë pengesë tjetër që e mban atë”, tha Nasto.
Studiuesi shtoi se kushtet e vetme që duhet të plotësojë një kandidat në SHBA për zgjedhje janë mosha mbi 40 vjeç, duhet të jetë amerikan dhe duhet të ketë lindur aty.
Top Channel