Ishte nisur drejt Ukrainës/ Fundoset anija e mallrave në brigjet turke, anëtarët e ekuipazhit të zhdukur

05/04/2023 17:17

Një anije mallrash është fundosur në brigjet e Turqisë, pasi ishte nisur drejt Ukrainës.

Zyrtarët turq raportuan se ekipet e shpëtimit po përpiqen të gjejnë nëntë anëtarë të ekuipazhit nga “The Joe 2”, ndërsa pesë janë shpëtuar në ujërat pranë Kumluca, në provincën e Antalias. Sipas mediave të huaja 14 anëtarët e ekuipazhit ishin nga Siria.

Dy anëtarë të ekuipazhit u shpëtuan nga helikopterët e rojes bregdetare, ndërsa tre të tjerë u shpëtuan nga mjetet lundruese aty pranë.

Shkaku i fundosjes së anijes nuk është ende i qartë, por një telefonatë nga mjeti i lundrimit për probleme u bë në mëngjes.

Komanda e rojes bregdetare turke dërgoi disa varka dhe dy helikopterë për t’i ardhur në ndihmë anijes së mallrave.

Një hetim ka nisur nga kryeprokuroria për atë që ndodhi në anijen, e cila ishte nisur nga porti turk i Iskenderun.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA