OPEC ul prodhimin, pritet rritje e çmimit të naftës/ Goditje e re inflacionit në Europë

04/04/2023 12:28

Në një vendim të befasishëm që nxjerr edhe një herë të parë shqetësimet mbi ecurinë e ekonomisë globale, e që mund të ndihmojë Rusinë, vendet e mëdha prodhuese të naftës me në krye Arabinë Saudite njoftuan se do të zvogëlojnë përsëri furnizimet me naftë bruto.

Rusia po bën të njëjtën gjë duke e zgjatur afatin e shkurtimit të furnizimeve deri në fund të vitit. Rreziku që bart lëvizja e fundit e OPEC-ut është se reduktimi i sasisë së naftës që rrjedh në rafineri do të nënkuptojë çmime më të larta të karburantit dhe mund ta rrisë sërish inflacionin në SHBA dhe Europë, ndërsa ndihmon nga ana tjetër Moskën të zbusë efektin e sanksioneve perëndimore lidhur me agresionin ndaj Ukrainës.

Vendimi i prodhuesve të naftës për të ulur prodhimin me më shumë se 1 milion fuçi në ditë vjen pasi çmimet standarde të naftës së papërpunuar ndërkombëtare ranë mes një ekonomie globale të ngadalësuar që ka më pak nevojë për karburant për udhëtime dhe industri. Ky shkurtim i shtohet një uljeje prej 2 milionë fuçish në ditë të njoftuar në tetor.

Të dy shkurtimet përbëjnë rreth 3% të furnizimit global të naftës. Arabia Saudite e justifikoi këtë vendim duke e cilësuar si një masë parandaluese për të shmangur një rënie më të thellë të çmimeve të naftës. Këto të fundit u rriten me 6% pas këtij njoftimi, duke mbërritur të hënën në rreth 85 dollarë për fuçi.

Top Channel