Video/ Momentet kur propagandisti rus i luftës hidhet në erë me statujën-bombë në eventin në Shën Petersburg (fotot)

03/04/2023 15:28

Një propagandist i njohur rus i luftës kundër Ukrainës është vrarë dje në një atentat të sofistikuar kur një statujë që i dhuruan në një event publik ka shpërthyer duke lënë të vdekur atë dhe ka plagosur të paktën 25 të tjerë në Shën Petersburg.

Video tregon momentin kur komentatori i zëshëm i Putin, Vladlen Tatarsky, emri i vërtetë i të cilit është Maxim Fomin, iu dhurua një statujë nga një grua e paemëruar disa minuta para se mjeti të shpërthente fuqishëm në një në një mbledhje politike në barin e Shën Peersburg.

Rusia fajëson inteligjencën ukrainase për atentatin ndërsa deri tani asnjë grup nuk ka marrë përsipër aktin që është vrasja e dytë politike brenda në Rusi të eksponentëve të luftës.

Ende nuk njihet identiteti gruas që i jep statujën që ngjasonte me Tatarskiy brenda të cilës besohet se kishte rreth 200g eksploziv TNT, apo nëse ajo e dinte çfarë kishte brenda.

Në komentet në video, një dëshmitar thotë se gruaja identifikohej si Nastya dhe kishte këmbyer disa pyetje me Tatarsky gjatë diskutimit.

Dëshmitarja Alisa Smotrova, citonte Nastya të kishte thënë se i kishte bërë një statujë oratorit, por rojet fillimisht i kishin kërkuar të dilte pasi nuk dihej çfarë mund të kishte brenda dhe ajo la statujën të hyrje.

Pasi kishte nisur të komunikonte me Tatarsky, Nastya u kthye te hyrja, mori bustin dhe ia dha  Tatarsky.

Ai besohet se e vendosi atë në tavolinë dhe më pas erdhi shpërthimi fuqishëm.

Të tjera video tregonin nga jashtë impaktin e shpërthimit që rrafshoi xhamat e barit dhe përgjaku ambjentet e brendshme.

Hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që ekspozivi të ishte vendosur në kafe para nisjes së eventit politik.

Zhvillimi vjen pas vrasjes me bombë të gazetares ruse Darya Dugina shtatorin e shkuar, me një bombë të vendosur në makinë, teksa lëvizte në periferi të Moskës.

Babai i saj Alexander Dugin, filozof dhe teorist politik ngrinte sot lart Tatarsky si një hero ‘i pavdekshëm’ që ra në mbrojtje të popullit rus.

Viktima Tatarsky, bënte raportime të rregullta pro-ruse nga Ukraina dhe kishte më shumë se 560,000 ndjekës në kanalin e tij në rrjetin Telegram.

FOTO GALERI
2/6
Rusia fajëson inteligjencën ukrainase për atentatin

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA