“Shumica janë shqiptarë”/ Milaim Zeka për “Top Talk”: Serbia trajnoi mbi 70 dëshmitarë për të deklaruar në Hagë kundër krerëve të UÇK-së

03/04/2023 18:29

Çështje kryesore e diskutimeve mbetet gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, pasi akuzohen për krime lufte në Kosovë.

Gazetari Mialim Zeka gjatë një lidhjeje live për “Top Talk” u shpreh se Serbia ka përgatitur mbi 70 dëshmitarë jo të vërtetë, për të dhënë deklarata përpara gjykatës së Hagës.

Paraprakisht ai u shpreh se ka prova për këto akuza të cilat përmendi, gjithashtu zbuloi se pjesa dërrmuese e dëshmitarëve të trajnuar janë shqiptarë.

“Unë kam fakte si gazetar që janë mbi 70 dëshmitarë ë përgatitur nga një agjent i lartë i bijës serbe, i cili edhe i ka trajnuar dëshmitarët jo të vërtetë se çfarë do të deklarojnë në Hagë kundër krerëve të UÇK-së. Janë shumica shqiptarë, por ka edhe serbë. Ajo që mua më dhemb në shpirt është që ne po mendojmë, për fatin e keq, që përmes këtyre protestave patriotike, i ndihmojmë krerët e UÇK-së”, tha Zeka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA