Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, Kreshnik Spahiu i prerë: Dy janë rrugët në të cilat mund të ketë dalë informacioni

03/04/2023 22:21

Përfshirja e ish-kryetares së LSI, Monika Kryemadhit, në financime dhe pagesa të dyshimta nga kompani offshore të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës, ka qenë tema e nxehtë e këtyre ditëve.

Dokumentet autentike të dërguara përmes një emaili anonim nga platforma proton në mediet shqiptare, janë diskutuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Top Story”, të drejtuar nga Grida Duma.

Në një lidhje live, analisti Kreshnik Spahiu siguron se burimi nga i cili kanë rrjedhur këto informacione është inteligjenca e huaj, dhe shanset janë shumë të larta që të jetë Shërbimi Inteligjent Iranian, Moosadi.

Çdokush duhet të kuptoj se në një histori ku bëhet fjalë për një kompani offshore, dy mund të jenë instrumentet e daljes së informacionit: Organet proceduese, pra prokuroritë, ose shërbimet inteligjente.

Në këtë rast organet proceduese nuk janë, sepse nuk ka ardhur si informacion nga drejtësia, kështu që i bie të jenë shërbimet inteligjente. Megjithatë, nuk mund të jetë as FBI-ja por shërbime të tjera inteligjente amerikane ose Mossad. Po pse Mossad, sepse vetë Kryemadhi ka thënë se mund të ishin ata kur reagoi pas akuzës”- tha Spahiu.

Top Channel