Kim Kardashian u kritikua për zgjedhjen e saj të stilit në Tokio, pasi katër vite më parë kishte akuzuar Khloé Kardashian për pamjen e saj në Japoni.
42 vjeçarja postoi në Instagram momente nga udhëtimi i saj i fundit me me vajzat North, 9 vjeç, dhe Chicago, 5 vjeç. Nga fotot fansat nuk e humbën një detaj të rëndësishëm. Kim kishte veshur një pellush rozë, të cilin e kishte quajtur të papërshtatshëm kur Khloe e veshi para 4 viteve.
Një nga fansat postoi të dyja fotot e motrave në Twitter duke shkruar: “Epo mirë, @KimKardashian kërko falje tani!!”, duke shkaktuar reagime gazmore nga Khloé dhe Kourtney në komente.
“Jam duke pritur,” shkroi Khloé, 38 vjeç, në Instagram.
“Nuk mund të ha as darkë sepse jam shumë e neveritur me veshjet e çmendura të motrave të mia që nuk shkojnë me pamjen time”, tha Kim në një rrëfim gjatë një episodi të tetorit 2018. “Në fakt është e turpshme.”
Kim u tha atyre se dukeshin si “klloun”.
Yjet e Kardashians udhëtuan në Tokio në atë kohë në mënyrë që Kim të mund të xhironte një fushatë për linjën e veshjeve Yeezy të burrit të atëhershëm Kanye West .
Top Channel