61 vjeçari blen aksidentalisht 60 palë syze pasi nuk lexonte dot mirë porosinë se s’kishte syze (fotot)

03/04/2023 21:13

Babai i një prezantuesi radiofonik në Britani është bërë i njohur në rrjet pasi porositi aksidentalisht 60 palë syze sepse nuk kishte syze për të parë saktësisht njoftimin.

Tom Arnold, 61 vjeç, babai prezantuesit të BBC, Chris besonte se kishte porositur 12 palë syze por u shokua kur mësoi se kishte porositur pesë herë më shumë se ai numër.

Arnold, nga Cornwall, në jugperëndim pas gabimit iu rimbursua numri syzeve të tepërta nga kompania.

“Unë mbaj mend vetëm që u ankova për paketimin, sepse m’u duk e tepërt për vetëm disa palë syze”, tha Arnold sipas të përditshmes Mirror.

“Por kur e hapa zbulona një mal me 60 palë syze leximi”.

Ndoshta nuk kisha pasur syze për ta lexuar,” pranonte ai.

“Tani më duket e vështirë për ta besuar … megjithëse ishte qesharake mes gjithë këtyre lajmeve të këqija që kemi rrotull”.

Duke folur në programin Jeremy Vine pas incidentit qesharak, Tom tha: “Unë normalisht blej 10 ose 12 palë por duhet të kem klikuar në ’12 komplete nga pesë’.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA