Video/ Magji dardane në Bratislavë, Kosova triumfon me katër gola kundër Sllovakisë dhe shkon në finalen e madhe të play off-it për Botërorin 26/03 23:56
Ashtu si çdo vit, edhe sivjet, por këtë herë të sprovuar nga reshjet e dendura të shiut, besimtarët katolikë të Shkodrës, përmes 14 ndalesave kanë kremtuar Udhën e Kryqit, duke përkujtuar vuajtjet e Jezu Krishtit deri në momentin që kryqëzohet.
Rituali është i shenjtë për besimtarët, të cilët pavarësisht kushteve atmosferike dhe vështirësive, vazhdojnë ngjitjen në malin e Taraboshit me këngë dhe lutje.
Famullitari Dom Vlash Palaj, thotë se këtë vit, kisha ka një lutje të veçantë.
Udha e Kryqit i paraprin javës së bardhë. Nga e hëna në të shtunë, është java e madhe ndërsa të dielën besimtarët katolike do të festojnë Pashkët.
Top Channel