Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, aty ku një person është përplasur për vdekje.

Shoferi me iniciale P. M. duke drejtuar automjetin e tij ka përplasur viktimën, ende të paidentifikuar.

“Më datë 02.04.2023 rreth orës 19:20, në Unazë të Re, shtetasi P. M., duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar një shtetas, ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës dhe sqarimin e rrethanave te aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA