I vendosën GPS poshtë makinës në Pogradec, kamerat e sigurisë kapin momentin/ Pronari tregon personat me të cilat ka konflikte

02/04/2023 10:02

Dyshimi se në një mjet në Pogradec ishte vendosur një objekt i dyshimtë alarmoi këtë mëngjes policinë e qytetit.

Pas kontrollit, në mjet u gjetën pajisje GPS. Pronari i mjetit, Eris Çekani ka dëshmuar në polici. Ai është shprehur se ka dyshime se GPS është porositur nga një grup personash, konkretisht vëllezërit Brian dhe Sindi Syzo, shtetasi Mario Xhangolli dhe shtetasja Jona Duka.

Dyshimet e pronarit të mjeteve lidhen me këta persona pasi ka konflikt të hapur prej disa kohësh me ta. Ai ka deklaruar se janë të vetmit që dyshon për këtë ngjarje, pasi thotë se nuk ka konflikt me askënd tjetër. Dy vëllezërit Syzo janë shpallur në kërkim disa muaj më parë, për shkak të një konflikti.

Nga kamerat e sigurisë, është e vështirë të identifikohet personi që i ka vendosur pajisjet poshtë dy mjeteve, pasi sipas informacioneve ai ka qenë i maskuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA