Në 80-vjetorin e lindjes së dirigjentit të njohur Eno Koço, Ansambli i Harqeve ka sjellë në skenën e teatrit koncertin “100 vjet muzikë në Korçë”, nën udhëheqjen artistike të Lorenc Radovanit.
Për dirigjentin e njohur Eno Koço, ky koncert në Korçë, rikthen mes emocionesh lidhjen e origjinës që ai ka me këtë qytet ndërsa sipas tij në 100 vjet muzikë Korça i ka dhuruar vendit kompozitorë që kanë bërë historinë e muzikës shqiptare.
Për mjeshtrin Lorenc Radovani, qëllim mbetet nxitja e kompozitorëve të rinj për të krijuar sa më shumë muzikë shqiptare.
Instrumentistët më të njohur shqiptarë janë pjesë e Ansamblit të harqeve, të cilët në vitet e fundit kanë luajtur muzikë të krijuar më së shumti nga kompozitorët shqiptarë.
Top Channel