U akuzua se plagosi një person në vitin 2016/ Aktorja Gwyneth Paltrow shpallet e pafajshme, shpërblehet me 1 dollar

31/03/2023 11:23
Gwyneth Paltrow and her attorney Steve Owens smile after the reading of the verdict in her lawsuit trial, Thursday, March 30, 2023, in Park City, Utah. Paltrow won her court battle over a 2016 ski collision at a posh Utah ski resort after a jury decided Thursday that the movie star wasn’t at fault for the crash. (AP Photo/Rick Bowmer, Pool)

Aktorja e famshme Gwyneth Paltrow është shpallur e pafajshme nga Juria e Utah, pas dyshimeve se plagosi një person gjatë përplasjes në pistën e skive në një resort në Park City në vitin 2016.

Juria zbuloi se mjeku në pension Terry Sanderson ishte “100%” fajtor për aksidentin.

Mjeku Terry Sanderson pësoi lëndime të shumta nga përplasja, si dëmtim të shikimit për vite por edhe katër brinjë të thyera e dëmtim të trurit. Në një gjyq civil, mjeku kërkoi një dëmshpërblim prej 300 mijë dollarësh nga aktorja 50-vjeçare.

Në përfundim të gjyqit, nga ku aktorja fitoi vetëm 1 dollar, në shenjë simbolike sipas saj, pasi kaq do të mjaftonte për të pastruar jo vetëm ndërgjegjen nga incidenti i 7 viteve më parë, por edhe për të pastruar imazhin e saj publik, Paltrow iu afrua mjekut në sallën e gjyqit, për t’i përshpëritur diçka dhe ai dëgjohet në fund të thotë: “Faleminderit”.

Gjyqi i aktores ishte publik, pasi u transmetua live në televizionet amerikane. Fituesja e çmimit Oscar nuk reagoi kur u shpall vendimi, ndërsa  në një deklaratë më pas ajo tha se ishte “e kënaqur” me rezultatin.

“Ndjeva se pranimi i një pretendimi të rremë rrezikonte integritetin tim. Jam i kënaqur me rezultatin dhe vlerësoj gjithë punën e palodhur të gjyqtarit Holmberg dhe jurisë, dhe i falënderoj për kujdesin e tyre në trajtimin e këtij rasti”, tha ajo.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel