Efi, e ftuar në emisionin ” Më Lër të Flas”, tha mendimin e saj për Kejvinës, të dyja ish banore të Big Brother Vip.

Kejvina ndryshe nga Efi pati një marrëdhënie jo të mirë me Luizin, ku një ndër situatat çoi edhe në eleminimin e saj nga shtëpia, pas vendimit të produksionit.

Kejvina pas daljes, shprehu mbështetjen e saj për Luizin, veprim ky të cilin Efi nuk e kritikoi.

“Kejvina ka qenë që në fillim shumë mike me Luizin. Unë ia kam thënë dhe Kejvinës që arsyeja e gjithë debatit ishte një person i tretë që i fryu në vesh”, tha ajo.

“Në momentin që del jashtë mendoj që thjesht e ka parë situatën më ftohtë”,  shtoi Efi, ndërsa zbuloi se e ka takuar vetëm një herë.

Romeo: Pse nuk e pranon tek grupi juaj i mbështetësve?

Efi: Pse nuk e pranoj unë?

Donald: Po sepse ti po lobon kundër asaj?

Efi: Si po loboj kundra?

Donald: A do me thënë jeni sqaruar? Jeni mikesha..

Efi: Ne nuk ishim zënë.

Donald: A nuk e dënon dikë që hidhet kundër Luizit?

Efi: Nuk tregohen të gjitha.. (duke qeshur)

Top Channel