Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar një prej mikeshave me të ngushta të banores së BBV, Antoneta Koçit.

E pyetur se si i është dukur loja e Antonetës brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Riti Hasa, tha se ajo është një vajzë luftarake por është sulmuar nga Luizi.

“Brenda shtëpisë ka shumë presion, dhe Antonta hyri shumë vonë dhe ishte bërë një luftë shumë e egër. Ajo është sulmuar, pasi tha tek klipi i fillimit që ka hyrë për ta fituar dhe aty Luizi e sulmoi”.

Antoneta është në nominim së bashku me Kejsin dhe Qetsorin.

Mikesha e saj u shpreh se dëshiron që të dalë Qetësori, pasi sipas saj, Antoneta ka ende shumë për të dhënë brenda BBV.

Top Channel