Gazetarët debat në “Top Story” për protestën/ Dudushi: Rama po dialogon në distancë. Koka: Me ata që i tërhoqi zvarrë sot apo me gazin lotsjellës? 02/07 22:24
Top Channel në bashkëpunim me “Angi Richerce” prezantojnë sonte në Top Story, në orën 21.00 sondazhin e parë parazgjedhor për Tiranën.
Mbi 1000 të intervistuar u janë përgjigjur pyetjeve nëse do të votojnë më 14 maj, ekonomia, sa është bërë keq dhe sa mirë, politikat qeverisëse dhe problematikat për kryeqytetin dhe jo vetëm.
Në orën 21.00 do të mësoni dhe arsyet se përse shqiptarët do të votonin njërin prej kandidatëve të propozuar nga subjektet politike për bashkinë e Tiranës.
Ndiqni në Top Story dhe përgjigjen se nëse zgjedhjet parlamentare, do te zhvilloheshin tani, cila do të ishte partia fituese?
Top Channel